Lajmet e fundit

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka deklaruar se Kosova e sheh Francën si një model për zhvillimin e bujqësisë dhe është e interesuar të marrë shumë nga përvoja e këtij vendi, në veçanti sa i përket sektori të bujqësisë organike, vertarisë dhe vreshtarisë, si dhe sektorit të qumështit.
këto deklarata Krasniqi i bëri gjatë një takimi që pati sot me një delegacion nga Ministria e Bujqësisë e Francës.
Delegacioni i këtyre të fundit kryesohej nga Geroges – Pierre Malpel, inspektor gjeneral në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë të Francës. Po ashtu ai shoqërohej edhe nga Emanuel de Laroche, udhëheqës për certifikim evropian dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Agjencinë Bujqësore të Pagesave në Francë.