Lajmet e fundit

Franca ka mobilizuar personelin e sigurisë prej 115.000 personash, pas sulmeve të së premtes në Paris nga militantët islamikë, ka thënë Ministri i Brendshëm i këtij shteti Bernard Cazeneuve.
Ai ka shtuar se 128 bastisje më shumë janë kryer ndaj militantëve të dyshuar. Sulmet ajrore franceze po ashtu e kanë goditur Shtetin Islamik gjatë tërë natës.
Ndërkaq kërkimi i madh po vazhdon për njërin nga të dyshuarit, Salah Abdeslam.
Ai besohet se ka ikur përtej kufirit në vendlindjen e tij, Belgjikë, ndërsa policia e këtij vendi ka publikuar më shumë fotografi të tij.
ISIS kanë deklaruar se ishin ata organizatorë të sulmeve në bare, restorante, në sallën e koncerteve dhe në stadium të Parisit, ku kanë vdekur 129 njerëz.