Lajmet e fundit

Rene Troccaz është i dërguar i Francës për Ballkanin Perëndimor.
Ai është emëruar në këtë pozitë nga Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, transmeton KlanKosova.tv.
“Emërimi i tij është në përputhje me përfshirjen e shtuar të Francës në rajon në sfondin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, të cilën ne e mbështesim”, thuhet në njoftim.
“I dërguari i posaçëm do të përfshihet në çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale, në koordinim me homologët e tij evropianë dhe amerikanë. Ai do të monitorojë gjithashtu nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit dhe do të jetë në gjendje të përfaqësojë Francën në ngjarjet dhe forumet ceremoniale të nivelit të lartë”.