Lajmet e fundit
Gjelat treguan forcën ndaj përfaqësueses nga Amerika Latine, duke shënuar dy herë në portën e njeriut që deri në atë ndeshje ishte mposhtur vetëm një herë në Rusia 2018

Franca e ka eliminuar Uruguain duke mposhtur me rezultat 2:0 në përballjen çerekfinale të Kampionatit Botëror Rusia 2018.
Golin e parë për Gjelat e shënoi Raphael Varane, pas një ndërprerje, të cilën e ekzekutoi Antoine Griezmann.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa pas kthimit në fushë për pjesën e dytë francezët treguan sërish se e deshën më shumë fitoren.
Por për golin e dytë të tyre u desh gabimi i Fernando Muslera, që dështoi ta amortizojë fuqinë e një goditje të Griezmann dhe rrjedhimisht topi përfundoi në rrjetë.
Uruguaianët u munduan deri në fund të takimit të krijojnë raste shënimi, por ato ishin të rralla.
Kështu, përfaqësuesja që deri në çerekfinale pati pësuar vetëm një gol, u largua nga kampionati me dy gola të pësuar në ndeshjen e fundit.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jg/JGNE.mp4
https://dai.ly/x6nt2no