07.11.2018 · përditësuar para 2824 dite1 min lexim
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion francez të kryesuar nga drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin.
Hamza dhe Mangin diskutuan në lidhje me zhvillimet në fushën financiare si dhe për ndihmën e ofruar nga shteti francez për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi drejtoreshën Mangin për ecuritë buxhetore dhe stabilitetin makro-fiskal si dhe e falënderoi për përkushtimin e Qeverisë franceze ndaj Kosovës për ndihmën në projekte zhvillimore që përmirësojnë mirëqenien dhe jetën e qytetarëve të saj.
Ndërsa, drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës Florence Mangin e falënderoi ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes së shtetit francez ndaj institucioneve të Kosovës, si për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe politik ndërmjet dy vendeve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.