11.10.2017 · përditësuar para 3216 dite1 min lexim
Ministri i Drejtësisë, AbelardTahiri, sot ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutuan lidhur me prioritet, sfidat dhe të arriturat e sistemit të drejtësisë në vend.
Në takim, Ministri Tahiri, e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në sistemin e drejtësisë, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova.
Në anën tjetër, ambasadori Chabert e falënderoi Ministrin Tahiri për vlerësimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e treguar për të thelluar bashkëpunimin, dhe njëherit rikonfirmoi se Franca do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në fushën e sundimit të ligjit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.