Lajmet e fundit

Parlamenti francez ka aprovuar ligjin e ri anti-terrrorizëm, që ka për qëllim t’i jap fund një gjendje emergjente që ka zgjatur pothuajse dy vjet.
Ky ligj do të inkorporoj disa masa të autorizuara përmes gjendjes emergjente.
Në to përfshihen kërkime më të lehta nëpër shtëpi dhe kufizimi i qytetarëve nëpër qytetet e tyre, përmes një vendimi gjyqësor.
Shumica e qytetarëve në Francë kanë aprovuar këtë veprim, megjithatë ka pasur kritika nga grupe të të drejtave të njeriut.
Gjendja emergjente është shpallur për herë të parë pas sulmit të 13 nëntorit 2015, ku i ashtuquajturi Shteti Islamik kishte vrarë 130 persona në një sulm me bombë dhe armë në Paris.
Që nga kjo kohë kjo gjendje është zgjatur gjashtë herë.