10.05.2016 · përditësuar para 3735 dite1 min lexim
Aktivisti i shoqërisë civile, Yll Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk e ka befasuar aspak kalimi i Fraksion Plus në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
"Nuk jam befasuar me këtë kalim. Këta janë bashkuar me partinë që shumë e kritikonin p.sh, zonja Ajnishahe Halimi e ka kritikuar ashpër zotit Sami Lushtakun , madje edhe bashkësinë ndërkombëtare e ka kritikuar".
Rugova ka deklaruar se, megjithë mospajtimet që Fraksion Plus ka pasur me Vetëvendosjen, bashkimi me PDK-në nuk është aspak i logjikshëm.
"Mospajtimet me Vetëvendosjen nuk është dashur që të ndikojnë që të shkohet në partinë në pushtet, kjo nuk ka logjikë. Kam menduar që janë shitë shumë, që kanë pasur kërkesa të mëdha, por po duket që janë shitë lirë edhe më keq".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.