Lajmet e fundit

Në konferencën e tij të parë si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk doli i vetëm.
Para gazetarëve ai u shoqërua nga Ajnishahe Halimi e cila bashkë me Fatos Aliun e Arben Gecajn si të pakënaqur ishin larguar nga, Lëvizja Vetëvendosje, më 2015 duke formuar më pas grupimin politik Fraksion Plus .
Nga ana e saj, Ajnishahe Halimi, që ishte një kundërshtare e rreptë e PDK-së e sidomos Sami Lushtakut, qysh nga koha kur ishte aktiviste e shoqërisë civile, nuk preferoi të flasë për të kaluarën e saj politike.
Madje një kolegu të saj nga Fraksion Plus, nuk i pëlqyen fare pyetjet që i bëhen Halimit, për të kaluarën e saj dhe raportet me PDK-në.
Në fakt, aderime si kjo Veseli, tha se priten të ndodhin shpesh në PDK, por se mohoi të jetë kjo përgatitje për zgjedhje të parakohshme.
Duke këmbëngulur se deri më 2018, do vazhdojë bashkqeverisja me LDK-në, sipas tij, nga kjo e fundit varet edhe nëse do të ketë riformatim e ndërrim ministrash
Në funksion të kësaj, Veseli, menjëherë pas këtij aktiviteti në parti, ka pritur në zyrën e tij të Kuvendit, kryeministrin Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së.
Kronikë e Besnik Tahirit.