Lajmet e fundit

Një parukiere nga Shën Pjetërburgu, Anna Alexandrova, është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg, e akuzuar për shpërndarje të lajmeve të rreme rreth ushtrisë ruse.
Ajo mohoi të ketë postuar tetë mesazhe anti-luftë në rrjetet sociale dhe tha se çështja ishte nxitur nga një konflikt me një fqinje për një parcelë toke, transmeton klankosova.tv.
Fqinja e saj i tha BBC-së se e kishte kallëzuar Alexandrova-n në prokurori pasi ajo i kishte dërguar vajzës së saj disa fotografi nga lufta në Ukrainë.
Pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, në Rusi u miratuan ligje që e bëjnë krim kritikën ndaj ushtrisë apo përhapjen e asaj që autoritetet e quajnë “informacion të rremë”.