Lajmet e fundit

Në emisionin Ora e Mbrëmjes në Klan Kosova, këtë mbrëmje është debatuar për trendin e ditëve të fundit, gjegjësisht për fotografitë e dasmës.
Të ftuar ishin çifti Sokol dhe Albina Lloshi, të cilët u bënë të njohur për shkak të organizimit të dasmës së tyrë në Dhërmi të Shqipërisë.
Po ashtu i ftuar ishte edhe fotografi i njohur kosovar Norik Uka, i cili për shikuesit e Televizionit Klan Kosova ka zbuluar diçka nga puna e tij.
“Ka çifte që vijnë me ide të qarta tek unë në lidhje me atë se si i duan fotografitë e tyrë të dasmës, pasi inspirohen nga interneti apo nga diçka tjetër”, ka thënë Uka.
Ai gjithashtu ka shtuar se trend i kohëve të fundit është fotografimi në bregdet. Më i preferuari për të është ai shqiptar, duke e veçuar Shëngjinin, për shkak të rrugës më të afërt dhe kostos më të ultë.
Sipas tij, të shumta janë rastet edhe kur fotosesionet kryhen disa ditë para dasmës.