Lajmet e fundit

Fotoja e Hollie Evans duke e puthur motrën e saj katër muajsh, Lillie, është shpërndarë mijëra herë në Facebook.
Hollie është një fëmijë që vuan nga sindroma Down, dhe kjo foto është postuar nga nëna e saj Hayley Stanley për të treguar se sa shumë dashuri shpërndanë Hollie.
“Unë dua që të tregojë që Hollie nuk ka asgjë ndryshe nga fëmijët e tjerë”, shprehet Hayley.
Hayley ka treguar për momentin kur kjo foto është shkrepur.
“Ajo i'a dhuroi një përaqafim shumë të sinqertë, dhe unë menjëherë e kapa aparatin që ta fotografojë”.
“Ajo është një motër shumë e mirë dhe pikërisht këtë gjë dëshroja të i’a tregoja njerëzve”, është shprehur Hayley.
Hollie është fëmija i parë i Hayley, pas saj është Poppie dhe tani Lillie.
“Kur Poppie lindi, Hollie ishte shumë e vogël dhe nuk e kuptonte, por tani është më e rritur dhe kur Lillie erdhi në jetë ajo është shumë e dashur me të”, tha Hayley.