Lajmet e fundit

Kjo është fotografia që e gëzoi gjithë Francën, e pa dyshim edhe shumicën dërmuese të mbështetësve të Barcelonës, gjithandej globit.
Fotoja shfaq një kuadër nga finalja e Euro 2016, Portugali - Francë, që u luajt mbrëmë në St. Denis të Parisit, transmeton Klan Kosova.
Në fakt, ajo nuk u bë në stadium, por në sheshin para kullës së Ajfelit, ku ishin mbledhur mijëra tifozë që po e ndiqnin ndeshjen e futbollit.
Në të shihet Cristiano Ronaldo, i shtrirë në lesen e stafit mjekësor të stadiumit, teksa bartet jashtë, pas një lëndimi të rëndë që mori diku në gjysmën e pjesës së parë të lojës.
Lojtari i Realit të Madridit ka derdhur lot, me rastin e lëndimit dhe largimit nga loja.
Këta ishin quajtur lot të agonisë, që më pas, u kthyen në lot gëzimi për atë që besohet se do të jetë lojtari më i mirë në botë për vitin 2016.