Lajmet e fundit

Në ueb faqen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është postuar, të hënën mbrëma, fotoja e takimit të Drejtorit të AKI-së Agron Selimaj, me drejtorin e CIA-s, John Brennan, të mbajtur në selinë e kësaj të fundit, në Langley të shtetit Virginia.
Dy shefat e lartë ishin takuar më 4 prill, por deri të hënën asnjë fotografi nga ky takim nuk ishte bërë publike.
E fakti se ajo botohet, ndonëse në korrik, sipas burimeve, është dëshmi se AKI llogaritet një partner i rëndësishëm nga CIA.
Sipas kësaj dhe disa fakteve tjera, AKI e konsideron CIA-n amerikane si partnerin më të madh nga gjithë shërbimet, pasi me të ka bashkëpunim të nivelit të lartë, që nga fusha e luftës kundër terrorizmit e radikalizmit te lufta kundër spiunazhit.
Zhvillimi i partneritetit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë me CIA-n llogaritet të jetë interes strategjik i Republikës së Kosovës.