Lajmet e fundit

Fotografitë e mëposhtme mund të krijojnë përshtypje jo të drejtë për atë që paraqesin.
Në to presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa duken të "afërt" me njëri-tjetrin.
Por këtu nuk ka asgjë të dyshimtë.
Realisht, fotografitë u kapën nga aparati i Klan Kosovës në momentet kur kreu i Qeverisë, po ia zgjaste dorën komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Ramës, ndërkaq, Jahjaga ishte duke u përshëndetur me dikë tjetër gjatë ceremonisë së shënimit të tetë vjetorit të shtetësisë së Kosovës që u mbajt mesditen e sotme në Prishtinë.