13.12.2018 · përditësuar para 2770 dite1 min lexim
Rreth 500 milionë njerëz në botë përdorin rrjetin social Instagram
Ky rrjet social është një album digjital i fotografive.
Tani Instagrami përdoret për promovim dhe për shitje, po ashtu fotografitë e publikuara aty munden të thonë shumë më shumë se sa mendoni ju.
Shkencëtarët nga Universieti Sungkyunkëan, analizuan profilin e 179 njerëzve në Instagram, diku rreth 25 mijë fotografi.
Studimi ishte i fokusuar në ngjyrën e fotografisë pasi që konsiderohet si elementi më i rëndësishëm.
Ata dolën në përfundim se njerëzit që janë në lidhje postojnë fotografi që janë ndritshme.
Element tjetër është edhe mënyra e shfaqjes suaj aty personat që qeshin në fotografi duken më të moshuar, ndërsa personat të cilët dalin serioz në fotografi duken më të rinj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.