Lajmet e fundit

Sjellim për ju nëntë fotografi të aktorëve të famshëm botërorë, që nuk janë publikuar më herët.
1. Aktori Woody Allen, duke u bërë gati për t’u gjuajtur nga një top gjatë xhirimeve të komedisë së tij “Love and Death” në nëntor të vitit 1974. Fotografia është bërë nga Ernst Haas, njëri nga fotografët gazetarë më të mirë të shekullit të 20-të.
2. Regjisori Arthur Penn nga ana e majtë dhe aktorët Dustin Hoffman dhe Faye Dunaway në filmin e vitit 1970 “Little Big Man”.
3. Barbra Streisand e vitit 1969 në “Hello, Dolly”.
4. Në këtë fotografi të vitit 1949, “The Third Man”, Orsen Welles është i rrethuar nga errësira, në një mënyrë që të tregojë temën e hijes së filmit.
5. Ekipi i xhirimit gjatë përgatitjes së skenës së kryqëzimit për “The Greatest Story Ever Told”, në vitin 1963.
6. Kirk Douglas duke e luajtur rolin e Sen. William J. Tadlock në “The Way West”, në vitin 1967.
7. Natalie Wood dhe Richard Beymer në “West Side Story” të vitit 1961.
8. Sophia Loren dhe Cary Grant në filmin “The Pride and the Passion” të vitit 1957.
9. Rron Perlman dhe anëtarja e ekipit të xhirimit, duke e përgatitur skenën e xhirimit për filmin “Quest for Fire” të vitit 1981.