Lajmet e fundit

Askush nuk mund të bie dakord për numrin e vajzave që ndodhen në këtë fotografi.
Kjo është fotografia e cila po bënë xhiron e botës në rrjetet sociale, duke bërë të pamundur vendosjen për një shifër të saktë se sa vajza mund të ndodhen aty, njofton Klan Kosova.
Ky imazh i publikuar është kaq konfuziv, e që kjo pamje u kap nga fotografja zvicerane Tiziana Vergari e cila përmes saj vendosi të luaj me mendjen e të gjithëve duke e postuar fotografinë në rrjetin social Instagram.
Posa kjo fotografi u publikua aty u panë të jenë mbi 800 komente nga njerëzit duke u përpjekur për të zbuluar shifrën e saktë të vajzave që gjenden në të.
Aty shihet një grup vajzash të cilat kanë zënë vend pranë disa pasqyrave, e dicka e tillë krijon iluzion optik duke bërë pothuajse të pamundur për të treguar se sa është numri i vajzave që gjenden në këtë imazh, njofton Klan Kosova.
E vërteta është se në këtë fotografi gjenden vetëm dy vajza!