Lajmet e fundit

Ndonëse komuna e Prishtinës nuk ka marr asnjë letër me shkrim për largimin e as rivendosjen e posterit me fotografinë e presidentit Ibrahim Rugova në sheshin “Zahir Pajaziti”, ajo është rivendosur prapë në vendin ku ka qenë për vite të tëra.
Zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu, ka thënë për Klan Kosovën se askush nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për rivendosjen e këtij posteri.
“Nuk e dimë se në çfarë formati e çfarë madhësie do të jetë, ata nuk kanë paraqitur asnjë leje zyrtare e madje e kanë larguar pa treguar, e leja duhet të merret pasi që është hapësirë publike”, ka thënë Mullafazliu.