Lajmet e fundit
Asi i Real Madrid shpërndau një fotografi ku ai shihet ta ketë këmbën në një statujë të Budës, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra

Cristiano Ronaldo është akuzuar për sjellje të papërgjegjshme nga komuniteti budist, pas publikimit të një fotografie që ata e konsiderojnë ta padenjë.
Portugezi, që luajti në ndeshjen e së martën në Ligën e Kampionëve ndaj Legie Warsaw, ka shpërndarë një fotografi në llogaritë e tij të enjten, ku shihet ta ketë vendosur këmbën në një statujë të Budës.
Ky imazh ka zemëruar besimtarët budist që e kanë bombarduar me komente, shumë nga të cilët kanë kërkuar nga portugezi që ta fshijë.