Lajmet e fundit

Binjaket katër vjeçarë të adoptuara nga Madonna, duket se tashmë ndihen se janë në shrëpi.
Ylli i muzikës pop, ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihen dy vajzat, Estere dhe Stelle teksa luajnë me nënën e tyre të shtrira në dyshime.
Madonna ka adoptuar vajzat nga një jetimore ne Malawi derisa ato kanë kompletuar familjen e këngëtares duke iu bashkangjitur vajzës së madhe, Mercy James dhe vëllaut David Banda që poashtu janë adoptuar nga Malawi, transmeton Klan Kosova.
Binjaket janë mirëpritur edhe nga fëmijët biologjik të yllit, 20 vjeçari Lourdes Leon dhe 16 vjeçari, Rocco Ritchie.
https://www.instagram.com/p/BQ9BDk_AQ-y/?taken-by=madonna