Lajmet e fundit

Kita van Slooten, është një fotografe që adhuron të udhëtojë.
E gjatë udhëtimeve të saj, ajo fotografon kabinat telefonike, transmeton Klan Kosova.
Nga Kirgistani në Itali, prej Amerikës e në Sri Lanka, gjithë çfarë ajo koleksionon janë fotografitë nga kabinat telefonike.
“Kudo që udhëtojë gjithmonë jam në kërkim të tyre, sepse e di që shumë shpejtë më nuk do të jenë funksionale”.
“Kjo gjë për mua është shumë e dhimbshme”.
“Jo shumë larg nga tani, kabinat telefonike për ne do të jenë vetëm një kujtim”, u shpreh Slooten.
Në disa prej fotografive nga këto kabina telefonike mund të shihet se ato janë shndërruar në bibloteka ose disa të tjera janë shkatërruar.
Më poshtë mund të shikoni fotosesionin e saj të veçantë që siç është shprehur edhe vetë ajo, shumë shpejtë do të jenë vetëm kujtim.