Lajmet e fundit

Bukuria e femrave shfaqet në krejt format, madhësitë, ngjyrat dhe moshën.
Dhe këtë tentoi ta sjellë fotografi, Carey Fruth duke sjellur një seri të fotografive të titulluar “American Beauty” me 14 fotografi të femrave të ndryshme.
Të gjitha femrat janë në të njejtën pozitë, të zvheshura dhe të shtrira në një shtrat me petale ngjyrë vjollce ndërsa kanë të mbuluara pjesët intime të trupit po me petale.
Fotografi Fruth ka treguar se është inspiruar nga skenat e filmit “American Beauty” ku një burrë i meso moshës dashurohet me shoqen e të bijës së tij tinejxhere.
“Skenat e filmit bazohen krejtësisht në fantazinë e tij mashkullore pasi ai nuk ka mundësi të bëjë diçka më shumë se kaq, vajzën e re e sheh thjesht si një objekt seksual” tha ai për Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu theksoi se me këtë seri fotografish deshi ta thyejë prototipinin e krijuar se si duhet të duket një femër për tu cilësuar e bukur.
“Në Amerikë ka femra të ndryshme. Disa janë me ten më të bardhë, disa më zeshkane e disa më të shëndosha ose më të holla. Amerika i ka të gjitha llojet e femrave dhe të gjitha duhet të ndihen rehat me veten” vazhdoi ai.
Fruth poashtu shtoi se qëllimi i tij kryesor është që të sjellë për publikun diçka më ndryshe se sa femrat dhe vajzat e bukura që janë mësuar të shohin nëpër ballinat e revistave dhe magazinave të ndryshme, transmeton Klan Kosova.