Prindërit e fotografit Paddy Summerfield ishin martuar për 60 vjet.
Marrëdhënia e tyre ishte e mbushur me miqësi, argëtim, kujdes dhe dashuri, transmeton Klan Kosova.
Gjatë gjithë viteve të fundit, Paddy vendosi të dokumentonte lidhjen e tyre në më shumë se 1,000 fotografi, përfundimisht përpilimin e 83 imazheve më të mira të marra nga 1997 deri në 2007 në serinë e fotografive të Nënës dhe Atit.
Ka qindra fotografi të çiftit që publiku nuk i ka parë kurrë. Secila prej tyre është zhvilluar në shtëpinë e prindërve të tij në Oksford dhe janë në bardh e zi, kështu që fokusi është tërësisht në marrëdhënien e nënës dhe babait.
Çifti kaloi shumë kohë në kopshtin e tyre, prandaj do ta shihni atë si sfondin kryesor.
Paddy kap marrëdhënien e mrekullueshme që i bashkoi prindërit e tij për dekada të tëra - ndërsa ata kërcejnë në kopsht dhe ecin krah për krah.
Në vitet e fundit të projektit, nëna e Paddy u diagnostikua me Alzheimer dhe luftonte me humbjen e kujtesës.
Babai i tij kujdesej për të deri në vdekjen e saj, në vitin 2000. Për shtatë vjet më pas, Paddy u kujdes për babanë e tij dhe vazhdoi të fotografonte ekzistencën e tij pa dashurinë e jetës së tij.
Babai i Paddy ka vdekur në vitin 2008, por ai dhe gruaja e tij do të jetojnë me anë të kujtimeve, tregimeve dhe fotografive të përbashkëta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.