Lajmet e fundit

Një lexues i Klan Kosovës ka dërguar një fotografi, të cilën ai e quan të rrallë, ku shihet Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari bashkë me njërin nga krerët e saj dhe ish-kryetarin e PDK-së e të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.
Sipas tij, kjo fotografi është realizuar në vitin 1993 në Tiranë, derisa duket se është bërë gjatë një ndeje mes disa vetave.
E njëjta fotografi u postua gjatë ditës në rrjete sociale edhe nga Xhevdet Tahiri që është njëri nga drejtuesit e Departamentit të Mjekësisë në FSK.