10.07.2016 · përditësuar para 3657 dite1 min lexim
Janë të paktë ata që e dinë se aktori i famshëm amerikan Harvey Kietel ka qenë në Shqipëri në vitet e para pas rënies së komunizmit. Kjo ka ndodhur nëm vitin 1994 kur xhironte në kufirin shqiptaro-grek një nga filmat e tij të njohur “Ulysses' Gaze” (Vështrimi i Uliksit).
Fotot e rralla janë shkrepur nga fotografi Josef Koudelka. Siç duket edhe nga fotot duhet të ketë qenë një kohë dimri ndërsa Kietel ka edhe një foto në qendër të Korçës, shkruan Mapo.
Një pjesë e fotove tregojnë edhe doganën shqiptare të kohës. Filmi në fjalë arriti deri në përzgjehdjen paraprake të çmimeve Oscar, por nuk u dominua për ndonjë prej tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.