Një vajzë e porsalindur e vjedhur në spitalin në Jacksonville në Florida, është gjetur e gjallë pas 18 vjetëve në Karolinën Jugore, njofton policia amerikane, përcjell Klan Kosova.
Kamiyah Mobley, ishte zhdukur në vitin 1998.
Autoritetet në Walterboro të Karolinës Jugore, kanë akuzuar 51 vjeçaren Gloria Williams, për kidnapim.
Zonjusha Mobley ishte duke jetuar nën një emër tjetër dhe besonte se Williams ishte nëna e saj.
Ndërkohë familja biologjike e Mobley është lajmëruar.
Sipas policisë, vajza është në gjendje të mirë dhe është “një grua normale 18 vjeçare”.
Foshnja ishte vetëm tetë orë e vjetër kur ishte kidnapuar nga një grua që shtirej si punëtore në Qendrën Universitare të Mjekësisë, të njohur si “UF Health Jacksonville”.
Gruaja i kishte thënë nënës së Shanaras, se foshnja kishte ethe ndaj duhej ta merrte për ta kontrolluar. Ajo më kurrë nuk ishte parë.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.