Lajmet e fundit

Trupi i një foshnje të sapolindur, u gjet në kopshtin e një banese. Kjo ishte skena shokuese që pa një vajzë 9-vjeçare gjatë kohës që luante në kopshtin e saj.
Vogëlushja Britany Placencia po luante me qenin në oborrin e shtëpisë së saj në Los Angeles (SHBA), kur vuri re qenin që po nuhaste diçka në tokë.
Vogëlushja u afrua dhe pa kokën dhe më pas gjymtyrët e një foshnje të sapolindur, në pjesë të copëtuara. E tronditur Britany lajmëroi menjëherë të ëmën, e cila njoftoi policinë. Nga të dhënat e para dyshohet se trupi i pajetë i përket një foshnjeje tre ditësh.
Aktualisht vijojnë hetimet për të gjetur pjesë të tjera nga trupi si dhe për të zbuluar nënën e foshnjës.