Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta udhëheqë delegacionin kosovar të bizneseve dhe zyrtarëve shtetëror në Romë të Italisë, që mbahet më 31 janar në kuadër të Forumit Ekonomik për zhvillimin e qarkullimit tregtarë ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
"Forumi do të përqendrohet tek sektorët si: teknologjia agroindustriale, teknologjia e industrisë së ushqimit, teknologjia e industrisë së qumështit, teknologjia e përpunimit të drurit, tekstilit, mbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe teknologjisë informative".
"Në këtë Forum, prezent nga ana e Italisë do të jenë biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse".
"Po ashtu, do jenë edhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme", bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, transmeton Klan Kosova.