13.09.2015 · përditësuar para 3976 dite1 min lexim
Dy odat ekonomike, ajo e Kosovës dhe Kroacisë, do ta organizojnë një forum të përbashkët ekonomik i cili do të mbahet me 15 dhe 16 shtator në Prishtinë.
Kështu është bërë e ditur në një takim të përbashkët në mes kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut dhe ambasadorit kroat në Kosovë, Zoran Vodopija.
Në forumin ekonomik do të jenë të pranishme 130 kompani kosovare dhe 50 kroate, ku do të nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi.
Ambasadori kroat Vodopija ka thënë se forumet të tilla e rrisin bashkëpunimin mes vendeve dhe do mundësojnë kthimin e kompanive kroate në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Gërxhaliu është pajtuar me Vodopijan, se forume të ngjashme mes dy shteteve e forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe do të ndihmojnë në rikthimin e raporteve pozitive me shtetin kroat, sepse viteve të fundit tregohet se ka pasur një rënie të produkteve kroate në Kosovë.
Në këtë takim po ashtu është thënë se po punohet që edhe produktet kosovare të gjejnë vend në tregun kroat dhe se forumet të tilla i ndihmojnë Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Europain.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AF
SHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.