Gara e parë e Bahrainit ishte vetëm fillimi i një sezoni të madh të garave të Formula 1, e tash duke nisur nga kjo e dielë vazhdohet me garat e tjera po aq interesante dhe të luftuara.
Fituesi i garës së parë të sezonit në Bahrain ishte britaniku Lewis Hamilton e pikërisht ai ka mundësinë ta nis edhe garën për çmimin e madh të Italisë nga pozita më e mirë, ajo e pole position përshkak se në kualifikime pati kohë më të shpejtë se sa rivalët.
Këtë herë për Hamilton rruga drejt triumfit do të jetë akoma më e vështirë, pasi menjëher mbrapa tij nisen dy garuesit e Redbullit, Perez dhe Verstappen të cilët duhet të kërkojnë vendin e parë patjetër.
Orari i garës:
15:00 Formula 1: GP Italia gara. Kanali Prime/ Nr. 15
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.