Lajmet e fundit

Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i KPK-se, Blerim Isufaj, kane themeluar Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve për kandidatët për kryeprokurorë të prokurorive Themelore.
Komisioni do të udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, ndërkaq dy anëtarët tjerë do të jenë, prokurori Lulzim Sulejmani nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorja Radica Milic, nga radhët e Këshillit Prokuorial të Kosovës.
Ndër të tjera është aprovuar raporti për politikat për trajnim të vazhdueshëm të prokurorëve dhe personelit administrativ për vitin 2016, si dhe dorëheqja e Visar Musa nga pozita e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, njofton Klan Kosova.