Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, gjatë kësaj jave lejoi ngasjen e veturave nga gratë, përmes një dekreti, kështu duke u shndërruar në shtetin e fundit të vendeve të Gjirit që largon këtë ndalesë.
E një numër i madh i kompanive reklamuese u përfshinë në këtë lajm, duke tentuar që të sjellin diçka kreative, madje edhe përfituese.
Megjithatë asnjë nuk e bëri më mirë se Ford.
Përmes një postimi në Twitter, kjo kompani, shfaqi një imazh të syve të një gruaje në pasqyrën e përparme të makinës, të rrethuar nga ngjyra e zezë, e cila shfaqë mbulesën.
Bashkangjitur me foton Frord ka shkruar edhe “Mirë se vini në ulësen e ngasësit”.
https://twitter.com/FordMiddleEast/status/913088482838491137
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.