11.08.2015 · përditësuar para 4009 dite1 min lexim
Në një studim të vogël të kryer së fundmi morën pjesë 37 të rritur me një moshë mesatare prej 67 vjeç.
Ata konsumuan 500ml lëng portokalli çdo ditë për tetë javë dhe rezultatet në fund dolën të ishin mbresëlënëse.
Pasi ata kishin konsumuar lëng portokalli për tetë javë rresht, studimi gjeti se ata kishin një përmirësim të përgjithshëm në funksionin njohës të trurit të tyre, në krahasim me ata të cilët nuk kishin konsumuar rregullisht.
Njëri prej testeve të kujtesës verbale kërkonte të mësonin një listë të gjërave të cilat duhej të rikujtoheshin menjëherë, dhe përsëri pas një pauze prej 30 minutave.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.