Lajmet e fundit

Regjimenti i 132-të do ta marrë përsipër udhëheqjen e Grupit Shumëkombësh të Betejës së Perëndimit (Multinational Battle Group West). Njësia italiane e cila ka juridiksion në perëndim të Kosovës, do ta zëvendësojë Regjimentin e 5-të Alpin, raporton agjencia e italiane e lajmeve Ansa, transmeton Klan Kosova.
Dorëzimi i detyrës është bërë nga komandanti i KFOR-it,gjeneral-majori Francesco Paolo Figliuolo, së bashku me Andreas Ferrarese, ambasadorin italian në Kosovë në kampin “Villaggio Italia”.
Regjimenti i 5-të Alpin, tashmë e ka kryer misionin e tij në Bosnje, Kosovë dhe dy herë në Afganistan. Për gjashtë muaj ata e kanë garantuar lëvizjen e lirë në Kosovën perëndimore dhe kane mbikëqyrur manastirin ortodoks në Deçan. Përveç operacioneve speciale, janë bërë përpjekje të mëdha në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarake.