Lajmet e fundit

Ushtria irakiane ka rimarrë në kontrollë urën përgjatë lumit Tigris në Mosul, pasi ka larguar militantët e Shtetit Islamik në jug-perëndim të qytetit.
Forcat e Reagimit të Shpejtë kanë avansuar në rrethin Jaësaq të hënën dhe kanë arritur tek ura e katërt.
Pesë urat e Mosulit janë dëmtuar rëndë në luftimet që kanë nisur qysh nga tetori.
Por pas riparimit, ura e katërt mund të i shërbejë ushtrisë për të sjellë përforcime dhe furnizime.
Në ndërkohë punëtorët humanitarë të Kombeve të Bashkuara janë shprehur shumë të shqetësuar me gjendjen në pjesët e mbajtura nga ISIS-i, ku besohet se janë duke jetuar 750.000 persona, transmeton Klan Kosova.