Lajmet e fundit

Forcat irakiane kanë hyrë për herë të parë pas disa kohësh në zonën lindore të qytetit Mosul, me qëllim të largimit të militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), transmeton Klan Kosova.
Sipas disa raportimeve forcat ushtarake janë duke u përballur me një rezistencë mjaft të ashpër.
Murtaja dhe armë zjarrvënëse të vogla janë duke u hedhur në drejtim të tyre.
Ndërsa kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar që forcat qeveritare janë duke u afruar nga të gjitha drejtimet.
Militantët kanë pasur nën kontrollë qytetin Mosul që nga viti 2014.