Lajmet e fundit

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it është e përfshirë çdo ditë në trajnimin e kontrollit të turmës dhe trazirave për të mbajtur aftësi të larta operacionale, thuhet në postimin e kësaj force në Facebook.
Tutje theksohet se KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.