Lajmet e fundit

Forcat e qeverise irakiane kanë deklaruar që kanë marrë kontrollin e më shumë zonave që paraprakisht ishin nën kontrollin e forcave kurde.
Pozicionet në provincën Nineveh, duke përfshirë edhe Mosul Dam, ishin marrë nga luftëtaret kurd gjatë tre vjetëve të kaluara përderisa ishin duke luftuar me të ashtuquajturin Shteti Islamik.
Në fillim të kësaj jave, ushtarë, forca policore dhe forcat speciale të Irakut, kanë marrë kontrollin e qytetit Kirkuk dhe të fushave të naftës në afërsi.