Lajmet e fundit

Zyrtarët afganë kanë deklaruar se e kanë rimarrë kontrollin e zonave kryesore të qytetit verior të Konduzit të cilin e kishin pushtuar talebanët, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Një operacion i kryer gjatë natës, ka rezultuar me sukses pasi që forcat qeveritare kanë arritur që të marrin qytetin nga duart e militantëve.
Deri më tani nuk ka pasur deklarim nga pala talebane, por po raportohet se luftimet po vazhdojnë.
Kapja e qytetit ishte një goditje e madhe për presidentin Ashraf Ghani, pasi që ai ende nuk e ka mbushur një vit që nga marrja e postit të të parit të vendit.