Lajmet e fundit

Për pak minuta pritet të merret verdikti përfundimtar për ish liderin e Iniciativës serbe SDP, Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve.
Ivanoviq do të paraqitet në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ndërsa gjykimi pritet të fillojë në orën 10:00.
Interesimi i mediave për ta ndjekur nga afër këtë gjykim është i madh ndërsa brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës është rritur niveli i sigurisë me praninë e shtuar të forcave policore, njofton Klan Kosova.
Ivanoviq akuzohet për veprën penale krime të luftës kundër civilëve gjatë vitit 1999 dhe 2000.