Lajmet e fundit

Janë numër i madh i bashkatdhetarëve që janë grumbulluar para Gjykatës së Colmar për ta pritur vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Para gjykatës po ashtu ka edhe numër të madh të forcave të sigurisë, njofton Klan Kosova.
Siguria për këtë seancë është me e madhe se në seancat e kaluara.
Analisti politik nga Kosova, Dardan Gashi, ka thënë se në bazë të përgatitjeve që janë bërë sot, pritet një vendim i madh.
“Pritet një vendim i madh, ashtu e sheh edhe gjykata pasi shihen këtu forca të shtuara të policisë”, ka thënë Gashi.
“Përgatitja me forca këtu është bërë pasi është paraparë për ndonjë festë ose protestë”, ka theksuar ai.
Po ashtu edhe interesimi i mediave është i madh, si atyre nga Kosova por edhe ndërkombëtare.
“Sot presim lirimin e Haradinajt”, ka thënë një bashkatdhetar para gjykatës.
“Jemi te bindur Haradinaj do të shpallet e pafajshëm dhe t’i kthehet Kosovës”, ka thënë një tjetër për Klan Kosova.