Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Forca e Re Demokratike, njëherësh dhe kryetar i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, u dërgon telegram urimi për Festën e Pavarësisë liderëve kosovarë.
Cungu tha se në emër të tij dhe të partisë, u uron të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve anembanë këtë festë.
“Urojmë që strategjia e zhvillimit të një Kosove demokratike të jetë sa më afër procesit të liberalizimit të vizave dhe integrimeve euroatlantike", tha Cungu.