Lajmet e fundit

Foo Fighters kanë anuluar pjesën tjetër të turneut të tyre evropian pas sulmeve në Paris.
Grupi ka konfirmuar se ata kishin qenë të detyruar për të marrë vendimin "në dritën e kësaj dhune të pakuptimtë".
Në deklaratën e grupit në faqën zyrtare në Facebook thuhej: "Është një trishtim i thellë dhe shqetësim i madh për të gjithë ne për atë që ndodhi në Paris, ne jemi të detyruar të njoftojmë se do ta anulojmë pjesën tjetër të turneut tonë", transmeton Klan Kosova.
"Në dritën e kësaj dhune të pakuptimtë, mbylljen e kufijve dhe vuajtjen ndërkombëtare, ne nuk mund të vazhdojmë turneun".
"Po lutemi për të gjithë ata që humbën jetën në ketë sulm, dhe jemi me të gjithë ata që humbën familjarët e tyre".
Grupi duhej të performonte në Bercy Arena në kryeqytetin francez të hënën më 16 nëntor dhe në Tony Garnier Halle në Lion të Francës të shtunën.
Në Paris natën e kaluar, persona të armatosur dhe bombardues sulmuan restorante, një sallë koncertesh dhe një stadium sportiv duke vrarë të paktën 120 persona.
Katër persona të armatosur masakruan në mënyrë sistematike të paktën 87 të rinj në një koncert roku në sallën Bataclan.