Lajmet e fundit

Prokurori i përgjithshëm i New York ka deklaruar që është duke hetuar fondacionin e kandidatit për president nga radhët e Republikanëve Donald Trump, nën dyshimin për pasaktësi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Eric Schneiderman ka deklaruar që zyra e tij dëshiron që të sigurohet që fondacioni në fjalë funksionon në përputhshmëri me ligjet për udhëheqje të organizatave bamirëse në New York.
Fondacioni Trump është kritikuar shumë nëpër media.
Ekipi i Trump ka hedhur poshtë akuzat e Schneiderman, përderisa kanë deklaruar që ka mbyllur sytë në lidhje me fondacionin e Clinton për vite të tëra.