Lajmet e fundit

Portali "Foltash" ka lansuar një fushatë në Prishtinë duke vendosur billborde me porosinë "Të gjithë së bashku kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Bashkohu dhe kontribuo për familjen dhe vendin tuaj".
Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, imami Bekim Jashari njëherit njëri nga themeluesit e këtij portali ka thënë për klankosova.tv se qëllimi i kësaj fushate ishte që ta përçojnë mesazhin tek qytetarët që të mos përcillet radikalizmi tek gjeneratat e reja.
"Foltash" është portal islam i themeluar nga imamë, profesorë të shkencave islame si dhe intelektualë njohës të historisë së feve i cili ka synim objektivitetin e islamit.