Lajmet e fundit

Lëvizja FOL ka mbajtur sot një diskutim online ku edhe e ka publikuar raportin “Transparenca Komunale”, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stifuting.
Në këtë raport ata kanë përfshirë gjetjet nga monitorimi publik i Planeve të Veprimit dhe të Transparencës Komunale për vitin 2019-20 në komunat e Klinës, Istogut, Pejës, Decanit dhe Gjakovës.
Alba Jakupi nga kjo organizatë ka thënë që duke analizuar këtë plan, është bërë i mundur vlerësimi se sa janë përmbushur këto objektiva.
E vetmja komunë e cila nuk posedon plan të veprimit është Gjakova; zyrtarët komunalë për informim, përmes email-it na bënë të ditur se një plan i tillë është në hartim e sipër për komunën e Gjakovës, ani pse një gjë e tillë duhej të publikohej më shumë se një vit e gjysmë më parë”, tha Jakupi.
Sipas Jakupit, përmes pyetësorit për zyrtarët komunalë, kanë marrë përgjigje rreth të dhënave komunale për transparencë, të cilat po ashtu janë krahasuar me gjetjet gjatë monitorimit të ueb faqeve të pesë komunave; Klinës, Istogut, Pejës, Deçanit dhe Gjakovës.