Lajmet e fundit

Mbrojtësi Wesley Fofana i është nënshtruar një operacioni për rikuperimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë.
22-vjeçari nuk udhëtoi në Amerikë për turneun parasezonal të klubit për shkak të vlerësimeve mjekësore të specializuara, të cilat për fat të keq konfirmuan se do të kërkohej një operacion.
Wesley tani do të fillojë rikuperimin e tij dhe do të punojë me departamentin mjekësor të klubit në Cobham gjatë fazës së tij të rehabilitimit.
Kështu, francezi pritet të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit që do të nis në më pak se një muaj.
Ai me lëndim të tillë ishte përballur edhe gjatë kohës sa ishte te Leicesteri. /Klankosova.tv.