Për shkak të pushtimit që Rusia po ia bën Ukrainës, perspektiva ekonomike botërore është “e zymtë” sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kështu është shprehur Tryggvi Gudmundsson, ekonomist në Departamentin e Hulumtimit në FMN që tha se ka pasur një “përkeqësim të vazhdueshëm” në Indeksin e Menaxhimit të Blerjeve, një tregues ekonomik i sektorit të prodhimit, ndërtimit dhe shërbimeve në muajt e fundit, transmeton KlanKosova.tv.
Gudmundsson ka theksuar se bllokada kineze për shkak të pandemisë së COVID-19 ka bërë që sektori i pasurive të paluajtshme të ndodhet në një situatë të rëndë, që kontribuon në ngadalësimin e investimeve, prodhimit industrial dhe shitjeve me pakicë.
“Kjo mënyrë e pashmangshme do të ketë një ndikim të madh në ekonomitë tjera për shkak të rolit të madh të Kinës në tregti”, është shprehur ai.
“Sfidat me të cilat përballet ekonomia globale janë të mëdha dhje dobësimi i treguesve ekonomikë tregon sfida shtesë në të ardhmen. Megjithatë, me veprime të kujdesshme të politikave dhe përpjekje të përbashkëta shumëpalëshe, bota mund të shkojë drejt rritjes më të fortë dhe gjithëpërfshirëse”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.