Lajmet e fundit

Udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Stephanie Eble, ka kërkuar kujdes të shtuar nga Qeveria e Kosovës kur merr vendime per rritje pagash.
Ajo tha se papunësia nuk zbutet duke rritur paga në sektorin publik, por që kërkohet fuqizimi i arsimit, dhe ndërmarrja e politikave aktive në tregun e punës.
Sipas saj, është e kuptueshme që pas tri viteve të mos rritjes së pagave qeveria ka vendosur që t’i përshtat pagat dhe t’i rrit ato në përputhje me rregullën, por sipas saj duhet te kihet kujdes pasi pagat e sektorit publik janë relativisht më të larta se sa ato të sektorit privat.
Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Financave, Bedi Hamza me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar